Iliri e Xhimi, Arsimit: “Gjithë llumin e politikës ia kemi prezantuar si këngëtar Etlevës”


Xhimi, Iliri dhe Arsimi dalin në kopsht e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, ku dy djemtë i tregojnë Arsimit se si ata kanë vënë në lojë Etlevën. “S’kemi lënë më llum të politikës shqiptare pa ia prezantuar si këngëtar”, i thotë Iliri Arsimit duke qeshur, teksa përmend Beqir Ballukun, Mehmet Shehun, Ramiz Alian. Arsimi qesh me komentet e djemve, por thotë se ai nuk i njeh këto figura të politikës shqiptare dhe se nuk ka asnjë informacion për ta. “Ore mirë ti, po ajo”, thotë Iliri duke qeshur, teksa vazhdon t’i tregoje detaje të diskutimit, gjatë kohës që kanë qenë duke u tallur me të. 

Xhimi dhe Iliri kujtojnë me detaje të gjithë diskutimin e qeshin me të madhe. Ata tregojnë se më vonë e përfshinë edhe Oltën në diskutim, por as ajo nuk kishte informacion për asgjë.
Ata tregojnë se kanë krijuar vetë një figurë me emrin Demir Damiani, për të cilin qeshin teksa kujtojnë trillimet e tyre, duke e shndërruar atë në një këngëtar shumë të madh.
Arsimi i këshillon djemtë që të kenë kujdes me shaka të tilla pasi Etleva mund të zhgënjehet prej tyre, ashtu si edhe njerëzit që janë duke i parë nga jashtë.
Djemtë e sqarojnë se gjithçka bëhet në sensin e shakasë dhe se ata do ta vënë në dijeni për gjithçka në një moment tjetër.
Xhimi sqaron se këtë karakter e ka në të vërtetë dhe se lojëra të tilla bën edhe me njerëzit në jetën reale. Pas pak minutash, djemtë largohen, duke u futur brenda.