Olta flet për vetveten


Disa nga banorët janë ulur në dhomën e ndenjes dhe po ndjekin me interes shpalosjen e karakterit të Oltës, e cila është duke folur për veten e saj.
Ndër të tjera ajo thotë që është tip i mbyllur, madje edhe me të ëmën nuk para hapet shumë. Banorët e tjerë e pyesin për rrethin shoqëror, nëse ajo ka ose jo ndonjë shok ose shoqe të ngushtë. 
Ajo rrëfehet që patjetër që ka, madje kërkon edhe këshilla prej tyre, por në fund gjithmonë vendos vetë. Ajo thotë që nëse gabon ose merr ndonjë vendim jo të drejtë, të paktën nuk do të fajësojë asnjë nga shoqëria që mund ti ketë kërkuar ndonjë mëndje.
Eldora është e mendimit që ajo e dëmton veten në këtë mënyrë, ndërsa Shpendi është i mendimit që femrat më shumë se meshkujt kanë nevojë të flasin me dikë.