Pas bisedash e diskutimesh, të gjithë në gjumë


Ndërkohë që Iliri e Xhimi mundohen të vënë në lojë pjesën tjetër të banorëve lidhur më disa emra të trilluar, të cilët i servirin si këngëtarë të muzikës klasikë, banorët nuk i kushtojnë shumë rëndësi dhe hyjnë në bisedë për muzikën, duke përmendur fakte dhe ngjarje të dëgjuara për figura të njohura në muzikë si edhe fillojnë të flasin për komunizmin.
Më pas të gjithë djemtë fillojnë të flasin për futbollin dhe futbollistë të njohur shqiptarë.
Vajzat në dhomën e gjumit tregojnë për ngjarje të jetuara me njëra-tjetrin e nisin të ankohen për pagjumësinë gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Më vonë, ato shkojnë në sallon dhe përgatisin çaj kamomili, për të ndihmuar veten kundër pagjumësisë. Ndërsa djemtë vazhdojnë për minuta të tëra diskutimin e tyre rreth sportit në Shqipëri.

Pas pak minutash të gjithë banorët largohen nëpër dhomat e gjumit, ku disa prej tyre i zë gjumi, ndërsa pjesa tjetër rrinë edhe për disa minuta zgjuar. Marselini dhe Elena rrinë në një krevat me njëri-tjetrin, duke sajuar lojëra.

Anaidi e Joana shtrihen të flenë sërish në të njëjtin krevat e pas pak minutash i zë gjumi. Pas tyre flenë edhe Marselini e Elena.