Banorët shkojnë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të bisedojnë aty për gjëra të përgjithshme dhe tregojnë histori të ndryshme, ose ngjarje që u kanë ndodhur në jetën e tyre jashtë. nuk vonon shumë dhe Gerta vjen nga dhoma e rrëfimit me zarfin e provës. ajo u kërkon vëmendje të gjithëve dhe fillon që të lexojë përmbajtjen e zarfit. Sot banorët do të kalojnë dy faza të provës. në fazën e parë secili çift do të përshkruajë tubin e bakrit, por vështirësia haset në mbajtjen e levës. Secili nga banorët e një çifti nuk do të mbajnë dorezën e anës së tij, por dorezën e anës se partnerit. Pra duart e çiftit do të kryqëzohen poshtë dorezës së bakrit. Ata kanë 5 mundësi prekje të telit dhe në prekjen e 6 ata kthehen edhe një herë në start dhe e rifillojnë rrugën drejt finishit. Secili çift ka 2 mundësi rinisjeje të provës dhe brenda një orë të katërt çiftet duhet të kalojnë provën. Prova fillon dhe përfundon me gong për secilin çift. Pas kësaj banorët do të fillojnë fazën e dytë të provës që do të jetë edhe faza finale e saj. Ata duhet të përshkojnë me levë tubin brenda 3 minutave me 2 prekje. Secili çift do të ketë dy mundësi për realizimin e kësaj prove dhe nëse nuk e realizon atë ata nuk e kalojnë fazën e provës. si zakonisht faza e fundit e provës do të zhvillohet gjatë spektaklit. Pasi marrin udhëzimet përkatëse banorët fillojnë që të diskutojnë për provën e më pas bëhen gati e dalin në oborr duke pritur që të bjerë gongu e secili çift të realizojë provën e javës.