Genta dhe Gerta qëndrojnë në pishinë duke u argëtuar e gjithashtu bëjnë biseda të përgjithshme. Ndërkohë, Arbri, Tani, Erioni, Ermali e Françeska qëndrojnë në sallon duke luajtur monopoly. Gjatë lojës, Ermali e Françeska shkëmbejnë dy-tri ngacmime, ku Ermali i kërkon Françeskës vëmendje për lojën, por ajo nuk e dëgjon. Më pas Liami, Genta e Gerta futen në sauna e Liami e pyet Gertën nëse ka frikë për nesër në spektakël. Ajo përgjigjet se nuk ndjen frikë, por një ndjenjë si ankth. Ajo e pyet Liami për të njëjtën gjë e ai përgjigjet se ka pak emocione, por jo ndonjë gjë kushedi se çfarë. Gerta shprehet se Liami ka vetëbesim të theksuar, dhe kërkon të dijë se çfarë ka bërë në shtëpinë e BB që i jep mundësinë të ndihet kështu. Liami përgjigjet se ka hapur tema kryesore e Gerta thotë se kjo nuk ka të bëjë shumë, pasi në BB janë hapur një sërë temash e debatesh. Më pas, Liami e tërheq Gertën pranë vetes dhe e përqafon. Liami e pyet se çfarë ka bërë të veçantë gjatë qëndrimit në shtëpi e ajo përgjigjet me shaka se s’ka bërë asgjë e po qëndron akoma, jo më po të kishte bërë më shumë.