Tani-Ermalit: “Ti e Françi, gjithë kohën bashkë”; Ermali: “Nga loja e Arbrit e Tanit, përfiton Liami”

Ermali futet në sauna me Tanin e flasin për lidhjen e Ermalit me Françeskën. Ermali shprehet se do të sqarohet përse i përket shprehjes së Tanit që Ermali nuk është treguar mashkull me Françeskën. Tani përgjigjet se Ermali i di normat e respektit ndaj një femre dhe duhet t’i aplikojë. Ermali thotë se Tani pas dy sekondash thotë të kundërtën e asaj që pohon në moment. Tani shprehet se Ermali e Françeska rrinë bashkë gjithë ditën dhe është e vështirë për të që të shkojë pranë tyre. Ermali e mohon këtë gjë, por Tani shton se kudo që është ai, shkon dhe Françeska. Ermali thotë se Françeska po rri më shumë me Erionin se me të, e ai me Françeskën madje konsumojnë fare pak biseda. Tani shprehet se Ermali nuk mund të flasë njësoj si me të, si me Françeskën e Ermali përgjigjet se ia ka bërë të qartë Françeskës që të mos ndërhyjë kur ai është duke folur. Djemtë më pas vazhdojnë bisedën në dush e aty u afrohet dhe Liami, i cili shprehet se kur Ermali ka pasur debate me Arbrin, i ka thënë se atë e ka sjellje Liami deri këtu. Ai kërkon të dijë nga Ermali se si mund ta ketë sjellë ai Arbrin deri këtu e Ermali përgjigjet se Liami është grup me të dhe Tanin. Liami merr të ikë e Ermali shprehet se kjo gjë nuk i pëlqen tek ai, që thotë një fjalë dhe e lë përgjysmë bisedën. Liami përgjigjet se sa herë ka pasur diçka kundër Ermalit, ka shkuar e ia ka thënë në sy. Ermali shprehet se Tani e Arbri nuk e kuptojnë se mënyra e lojës e tyre është gabim, sepse nga ajo përfiton vetëm Liami. Tani përgjigjet se Ermali e ka gabim këtë mendim, pasi ai ka një status dhe pozicionim të tijin. Ermali shprehet se fjalët e ‘mira’ që i thotë Arbri, ai nuk i merr për bazë.