Liam-Gertës: “S'dua të ketë keqkuptime për mardhënien tonë”; Tani: “Kam bërë thashetheme për Ermalin”

Teksa Liami është në pishinë, Gerta qëndron pranë tij duke biseduar. Liami shprehet se fjetja me të një natë, ka bërë që banorët të keqkuptoheshin. Gerta thotë se shprehja ‘të fjeturit bashkë’ të lë të mendosh për më tepër, por në të vërtetë atë e ka zënë gjumi te krevati i Liamit dhe nuk ka asgjë për të menduar më shumë se kaq. Gerta shprehet se kjo është një bisedë e kotë, e Liami thotë se do të sqarojë çdo gjë, në mënyrë që dhe publiku të mos ketë dyshime dhe ai të mos rrezikojë eliminimin nga loja. Gerta shprehet se ata të dy kanë mendime të përbashkëta e kjo është pikënisja e afrimitetin të tyre. Gerta tregon se tek krevati i saj janë shtrirë dhe Graciano e Arbri, por nuk ka asgjë për të menduar më shumë. Liami përgjigjet se me të është ndryshe situata pasi ka një të dashur jashtë. Gerta thotë se kjo nuk ka të bëjë, pasi nuk ka ndodhur asgjë mes tyre që të diskutohet kjo gjë. Liami shprehet se vetë është i ndërgjegjshëm, por banorët mund të keqkuptohen e mund të përcjellin një mesazh negativ që mund të perceptohet keq jashtë. Gerta shprehet se nuk mendon që banorët të kenë folur për këtë gjë, por për më tepër mund të pyesin Gentën se ç’mendim ka . Ndërkohë, Tani, Ermali e Françeska qëndrojnë në oborr duke biseduar. Tani shprehet për debatin e fortë që ka qenë mes Ermalit e Arbrit, se po të kishte qenë në vend të Ermalit nuk do ta kishte lejuar kurrsesi Françeskën të ndërhynte. Ajo përgjigjet se i ka kërkuar falje Ermalit disa herë për këtë gjë. Tani shprehet se në shtëpinë e BB janë bërë shumë thashetheme, e i pyetur nga Françeska përgjigjet se ka bërë shumë të tilla, madje për Ermalin më shumë. Ermali shprehet se e ka quajtur të cekët Tanin dje në bazë të sjelljeve të tij, pasi është sjellë ndryshe. Ai shton se Tani nuk ka qenë vetvetja kur është shprehur për Françeskën.