Iliri ndodhet në oborr duke shijuar kafenë dhe duke dëgjuar muzikën në sfond. Pranë tij shkon Joana e cila me sa duket kërkon ti afrohet për të bërë paqe.
Dhe në të vërtetë ajo i thotë se ka ndodhur, çka ndodhur mes tyre, ata nuk duhet ta humbasin komunikimin. Nëse ata nuk komunikojnë, transmetojë mesazhe negative edhe tek teleshikuesit.
Duket që Iliri është dakort me këtë opinion të Joanës. Ajo i thotë që nuk ka ardhur me ndonjë strategji të veçantë por thjesht ti shtrëngojnë dorën njëri-tjtetrit. Ajo shton se Iliri i ka munguar, gjatë kësaj kohe që nuk kanë biseduar dhe se do të donte që edhe kur të dilnin ti ruanin kontaktet me njëri-tjetrin.
Duket që edhe Iliri është i kënaqur dhe i bëhet qejfi që Joana u afrua. Ai e karakterizon veten si mik i të gjithëve dhe shok i të paktëve. Të dy banorët bëjnë gëzuar me filxhan kafeje.