Disa nga banorët janë mbledhur në dhomën e gjumit dhe flasin se cili nga djemtë ose vajzat do ishte ideale për një lidhje.
Iliri përshembull do të donte një vajzë me këmbët e Elonës, vithet e Elenës, zgjuarsinë e Oltës dhe simpatinë e Altinës, ndoshta edhe me fytyrën e Eldorës.
Ndërsa Etleva tregon se për të mashkulli ideal do të duhet të kishte trupin e Xhimit, syte e Shpendit, stilin e Arsimit dhe buzëqeshjen e Ilirit, më tej ajo vazhdon me karakterin - qetësinë e Arsimit, energjinë e Xhimit dhe poshtërsinë e Ilirit.
Bisedës i bashkohet edhe Elona. Ndërkohë Shpendi është duke folur se si ai do ti përshatej vajzave të shtëpisë dhe si do të sillej që ti bënte për vete. Ai thotë që me Elonën ka shumë të përbashkëta. Ai me kënaqësi do të dilte me të për të blerë rroba, sepse ajo i duket vajzë me shumë stil. Arsimi e ngacmon dhe e pyet se çfarë do ndryshonte ai tek vetja që ti përshtatej Elonës. Shpendi i thotë se Elonës i pëlqen sinqeriteti. Ai nuk e di se si e vlerëson ajo nga pamja e jashtme, por shton që asaj i ka pëlqyer që ditën e parë, sepse i ka bërë shumë komplimenta.
Shpendi vijon me Etlevën, për të cilën thotë se nuk do të gjente asgjë të përbashkët sepse ajo flet shumë. Edhe ai flet shumë, kështu që nuk beson se do të shkonin bashkë.
Ndërsa për sa i përket Elenës, ai e karakterizon si vajzën ideale për të shëtitur dhe për të vajtur nëpër klube.
Me sa duket Etleva nuk është ndjerë mirë nga komenti i Shpendit për të. Ajo i thotë se ka shumë miq dhe se nuk i duhet një mik si ai .