Banorët kundër Valerit për humbjen e provës, ai kërkon falje

Banorët tashmë janë zgjuar të gjithë. Ata për një kohë të gjatë kërcejnë dhe argëtohen me muzikën në sfond, por herë pas here bëjnë edhe biseda të shkurtra. Ajo që i shqetëson më shumë banorët është prova e plehrave, të cilën ata sot e humbën për të dytën herë rresht. Banorët frikësohen se mos marrin ndonjë ndëshkim për këtë shkak. Banorët flasin për provën e humbur duke fajësuar Valerin i cili vazhdon të kërcejë gjithë qejf. Ata mendojnë se Valeri e humbi qëllimisht provën. Të gjithë e komentojnë nën zë këtë gjë, por Enkelejdi u thotë që të mos e diskutojnë më. Pak më vonë Mikela merr guximin dhe i thotë drejtpërdrejt Valerit se ka bërë shumë gabim që nuk është çuar për të realizuar provën e plehrave. Edhe pse nuk ishte i vetmi që kishte radhën për të realizuar provën, Valeri akuzohet më shumë se të tjerët. “Bëhuni një çikë më të përgjegjshëm, se kjo gjë është shumë serioze” i thotë Mikela Valerit. Ai i jep të drejtë asaj dhe i thotë se ata duke ndenjur zgjuar deri vonë në mëngjes, nuk arritën të ngriheshin nga gjumi herët. Pak më vonë Valeri hyn në kuzhinë dhe aty i thotë Mikelës “më vjen shumë keq që e humbëm provën sot, kërkoj ndjesë për këtë” thotë Valeri, ndërkohë që fillon të lajë enët.