Matilda e këshillon, Fatjoni: “Pak persona pëlqej në shtëpi”

Matilda dhe Fatjoni bisedojnë shtrirë në krevat, teksa puthen dhe përqafohen. Ata bisedojë për banorët e rinj, pasi të dy kanë pështypje të mira. Fatjoni thotë se edhe me Zhakun, që në fillim iu duk mendjemadh, tani bisedon me të. Matilda këshillon burrin e saj, pasi i thotë se qesh shumë dhe flet edhe kur nuk duhet, ndërsa Fatjoni thotë se nuk ka ardhur në shtëpi për të ndejtur urtë. Ajo i thotë të flasë po mos dalë nga vetja, pasi nuk do që ai të bjerë në kontradiktë, kurse Fatjoni shprehet se nuk ka mbaruar, pasi ka akoma shumë gjëra për t’u thënë banorëve, sepse ende nuk ka filluar mirë loja. Duke folur për zënkën mes Rigelsit dhe Enkelejdit, Matilda e këshillon burrin e saj të kishte thënë që ishte lojë dhe jo që nuk qeshe, pasi ai mbase qeshi dhe nuk po e kuptonte. Fatjoni thotë se ai buzëqeshi, pasi nuk po e kuptonte që ata po ziheshin vërtet. Ajo i thotë Fatjonin se ai doli keq, pasi ishte më mirë të thoshte se nuk e kuptoi që ishte serioze, duke i thënë të mos bëjë lojëra fjalësh. Matilda e sqaron, se nuk po e hedh fajin tek Fatjoni, por thjesht i kërkon që ai ta mbrojë më mirë veten e tij. Teksa flasin për lojën, Matilda thotë se banorët në debat të sulen të gjithë dhe nuk di se kujt t’i përgjigjesh, ndërsa Fatjoni shprehet se nuk e ka problem, i përballon shumë mirë të gjithë. Matilda e këshillon që disa fjalë mos t’i përdorë gjatë debatit, si për shembull “ç’të duhet ty”. Nga ana e tij Fatjoni shprehet se në shtëpi i pëlqejnë shumë pak persona, aq sa nuk plotësohet dora, duke thënë se do t’ua thotë të gjithëve në fund pse nuk i pëlqen. Matilda e pyet nëse ka vajza tek banorët e tij të preferuar, ndërsa Fatjoni përgjigjet se nuk thotë asgjë tani. Ndërkohë që flasin për Visarin dhe Julianën, Matilda thotë se Juliana do të kapet me muhabete dhe shikon kush i jep rastin të flasë. Fatjoni ndërpret bisedën dhe i thotë Matildës se nuk ka dëshirë të flasë për disa persona.