Banorët ndjejnë mungesën e shakave të Rigelsit

Banorët ndodhen në dhomën e gjumit, duke bërë biseda të ndryshme me njëri-tjetrin. Pothuajse të gjithë banorët e kanë shprehur mërzitjen për daljen e Rigelsit, në veçanti Lori, Juliana, Nevila, Arditi, Matilda dhe Jona. Lori shprehet se do të vijë të flejë tek krevati i Rigelsit. Jona është e para, e cila shprehet se do t’i mungojë shumë Rigelsi. Arditi i bashkohet mendimit të saj, duke thënë se është banori i parë që ai po ia ndjen mungesën. Lori thotë se Rigelsi ishte shumë gallata dhe e bënte shumë për të qeshur, ndërkohë që edhe Arditit i pëlqente shumë e qeshura e tij. Ai pranon se të gjithë banorët iu sulën Rigelsit, prandaj ai këtë javë do të ngatërrohet me të gjithë banorët, duke shpallur luftë, sidomos me Valerin. Arditi, Jona dhe Katerina ngacmojnë Lorin për Esidën, pasi ajo kërkon t’ia mbushë mendjen asaj, që të mos shkojë tek dhoma e gjumit në katin e dytë, sepse del keq. Lori ikën tek dhoma e saj, ndërsa Katerina e ngacmon, duke i thënë ik se të ngeli shoqja vetëm, duke nënkuptuar Violën. Banorët flasin për nominimet. Arditi shprehet se këtë javë del Esida nga shtëpia, ndërkohë që Jona hedh idenë që ata ta nxjerrin keq Esidën gjatë debateve në shtëpi, që të dalë të premten. Katerina dhe Jona shprehen se Esida e ka përmendur disa herë fjalën “malok”, por në fakt nuk e pranonte. Katerina shprehet se një natë do të shkojë të flejë tek dhoma e grupit të Meridianit. Arditi i thotë Katerinës se Esida ka magji të zezë, kush e prek del jashtë, ndërsa Jona i thotë mos t’i afrohet krevatit të saj. Arditi ngacmon Jonën: “Tash që të iku Gelsi me kë do kapesh”?, ndërkohë që ajo fle gjumë, ashtu si të gjithë banorët e tjerë të shtëpisë.