Bie gongu, Banorët humbasin përsëri provën e plehrave

Banorët janë të gjithë në gjumë dhe asnjëri prej tyre nuk ka qëndruar për të realizuar provën e koshave ekologjik. Tashmë ka ardhur mëngjesi dhe Vëllai i madh vendos gongun që të njoftojë banorët se tashmë ka ardhur momenti që ata të realizojnë provën e koshave. Gongu bie për disa minuta, por askush prej banorëve nuk zgjohet. Më vonë përfundon edhe afati kohor për të realizuar këtë provë dhe bie përsëri gongu, por as këtë herë nuk zgjohet njeri. Në këtë mënyrë banorët e humbasin edhe një herë tjetër provën e plehrave. Si rezultat i humbjes së provës, banorët për këtë javë kanë në dispozicion 30% më pak buxhet se javët e kaluara. Por as ky penalizim, nuk i motivoi banorët që të realizojnë si duhet provën e koshave. Të gjithë vazhdojnë të flenë gjumë, ndërkohë që pritet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Vëllai të Madh për mosrealizimin e provës së koshave ekologjik.