Juliana në krevat me Nevilën, flasin për Arditin. Nevila e pyet për të, ndërsa Juliana thotë se nuk është e sigurt akoma, për të bërë lëvizjen e parë. Nevila i thotë se kur e bën Arditi lëvizjen e parë, ajo nuk do, kurse Juliana ia kthen: “Ai më tremb mua, por më pëlqejnë këto lojërat kështu”. Arditi vjen në dhomë, për t’i sjellë Julianës ujë dhe fillojnë sërish të ngacmohen me njëri-tjetrin. Juliana e gjuan me shpullë dhe më pas e puth në faqe, ndërsa Arditi i thotë: “Ma nxore bojën e zezë, nuk bën gjë pa dashje ti”. Juliana fton Arditin të shtrihet pranë tyre dhe më pas fillojnë të flasin. Juliana e pyet nëse ai e pëlqen Jonën, Arditi përgjigjet: “Ka vajza që pëlqej më shumë”, ndërsa Nevila i ngacmon, se ata të dy janë personat që njihen jashtë. Arditi i kërkon Julianës të ketë besim tek ai, pasi po bën çdo gjë që ta ndihmojë të mos dalë nga shtëpia, por Juliana i thotë se ajo ka dyshimet e saj. Ai i shpjegon Julianës se ndonjëherë lodhet me nervat e saj, duke i thënë se ajo në vend që ta afrojë, po e largon me veprimet që bën. Arditi i thotë Julianës se nuk e këshillon për keq, por se i do të mirën. Në një moment shfaq xhelozinë, duke i përmendur Julianës se shumë herë e ka parë duke biseduar me Visarin. Ai e këshillon ta kuptojë tipin e tij, nëse do ta ketë pranë. Arditi i rrëfen Julianës se ai nuk është hapur me të, pasi ajo nuk është sjellë siç duhet. Arditi dhe Juliana vazhdojnë ngacmimet, ndërsa Nevila qesh teksa i shikon. Ai i bën komplimente Julianës, duke i thënë se duket shumë e bukur kur qesh. Arditi fillon të flirtojë hapur me të, e ngacmon për të kuptuar nëse edhe Juliana e pëlqen. Arditi i thotë se mbas shumë kohësh nuk i dihet se çfarë ndodh, mbase ata lidhen bashkë, por Juliana thotë se i mban për vete gjërat dhe nuk i tregon. Arditi i thotë se kudo të shkojë ajo nuk ka për të gjetur si tipi i tij. Ai i thotë se kur dëshiron diçka, mundohesh ta afrosh dhe jo ta largosh, ndërsa Juliana thotë se ka pikëpyetje në kokën e saj. Arditi i kërkon Julianës të fokusohet në lojën e saj, duke i kërkuar të qartësojë idetë se çfarë dëshiron të bëjë dhe pikëpyetjet mund t’i bëjë përgjigje. Nevila ndërhyn në bisedë, duke ndihmuar Arditin dhe u kërkon të flasin hapur dhe të mos i bien nga Kina. Ndërkohë, Arditi vazhdon bisedën dhe i kërkon që ajo të qartësojë ndjenjat e saj dhe të mendojë më tepër rreth asaj që duhet të bëjë vërtet.