Arditi lë Julianën vetëm në oborr. Për pak sekonda Juliana shkon pas tij në tualet, duke i thënë se e di që ajo është në gabim. Ikën dhe sërish kthehet, i thotë duke qeshur: “Pse nuk i mbaj dot nervat me ty”. Arditi lan dhëmbët dhe nënqesh tërë kohës me veprimet e Julianës, ndërsa ajo i merr furçën dhe i lan dhëmbët. Arditi thërret Nevilën për ndihmë, që ta shpëtojë nga "sulmet" e Julianës. Në një moment Juliana i hipën Arditit në kurriz dhe nuk e lë të lajë dhëmbët, ndërsa ai qesh tërë kohës. Ai e pyet sërish pse është mërzitur dhe më në fund Juliana i tregon se është mërzitur se ai nuk e zgjoi nga gjumi, që të merrte pjesë në lojërat e banorëve. Arditi qesh me të madhe, duke e quajtur “fëmij”, sepse nuk i duket normale që Julianës t’i ngelet hatri për diçka kaq të vogël. Juliana thotë se do të jetë aktive këtë javë, ndërsa Arditi fillon ta ngacmojë, i afrohet për ta puthur, duke i thënë: “A do të bëj unë aktive". Kurse Juliana bën sikur e largon dhe i thotë se nuk është kjo aktiviteti që ajo kërkon. Ata të dy qeshin, ndërsa Juliana futet në tualet, pasi nuk do të flasë me Nevilën. Ajo thotë se është me nerva edhe me Nevilën, që nuk e zgjuan nga gjumi. Pasi shkon në dhomë, Arditi shkon të puth Nevilën dhe i thotë natën e mirë, ndërkohë që Juliana nuk futet në dhomë, sepse do të bisedojë me Arditin. Ai e merr me zor Julianën dhe e hedh sipër Nevilës dhe shkon të flejë në krevatin e tij. Juliana pyet Nevilën sesi e shikon ajo marrëdhënien e saj me Arditin, ndërsa ajo i përgjigjet se i pëlqejnë t'i shikojë të dy bashkë. Juliana thotë se ka fiksim diçka jashtë, nuk të le të veprosh, por përmend edhe Jonën, si pengesë në marrëdhënien e saj me Arditin. Nevila e tall, duke i thënë se këto janë justifikime. Ajo vendos të flasë me Arditin dhe të dyja shkojnë tek dhoma e gjumit lart, ndërkohë që Arditi është duke biseduar me Katerinën. Juliana mërzitet dhe ikën tek krevati i saj, ndërsa Nevila merr Arditin. Juliana dhe Arditi luajnë me duar, ndërkohë që ajo e pyet se çdo natë bisedon me Katerinën dhe i thotë se doli fjala e saj, se ai është don zhuan. Arditi dhe Juliana fillojnë të luajnë, duke ndjekur njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ndërkohë që Nevila dhe Katerina shikojnë skenën dhe pinë cigare në oborr. Juliana e gjuan gjatë gjithë kohës Arditin me shpulla, ndërkohë që Katerina dhe Nevila qeshin me të madhe. Ai i kërkon Julianës të mos e gjuaj më, ndërsa ajo i thotë e di që Arditi nuk vë dorë mbi një femër dhe e puth. Katerina largohet, ndërsa Nevila, Arditi dhe Juliana qëndrojnë në oborr. Juliana ikën nga Arditi, ndërsa ai i thotë se kur i afrohet Visarit, ajo nuk largohet, kurse Nevila u thotë: “Na çmendët me këto xhelozia”. Nevila e ngacmon, duke i thënë se asaj ia ka qejfi me Arditin, kurse Juliana përgjigjet: “Qejfi ma ka, po s’ma mba”. Më pas Arditi, Juliana dhe Nevila rrinë shtrirë në krevat.
