Esida, Meridiani dhe Valeri vazhdojnë të bëjnë ende thashetheme me njëri-tjetrin. Ata komentojnë marrëdhënien e afërt mes Jonës dhe Arditit, duke shprehur dyshimet e tyre se të dy banorët janë çift me njëri-tjetrin, ndërsa sjellin situata të ndryshme për të ilustruar këto dyshime. Më pas flasin për Fatjonin, për të cilin Esida mendon se ndihet shumë xheloz këto ditë. Ndërsa Meridiani e Valeri mendojnë se e kuptojnë arsyen se pse ndihet xheloz, duke përmendur se një ndër arsyet është edhe frika e eliminimit. “Të mos e komentojmë, më mire të rrimë rehat”, shprehet Meridiani, ndërsa Esida ia kthen: “Po thashethemet kush do t’i bëjë?” Të tre banorët vendosin që të bëjnë një plan për ditën e nesërme, ku Valeri vendos të organizojë një spektakël, duke i mbledhur të gjithë banorët. Ndërsa Esida kërkon që të organizojnë një lojë për banorët, duke i trazuar ujërat mes tyre. Valeri thotë se në spektaklin që kërkon të organizojë, të përfshijë pesë banorët e rinj dhe tre nga të vjetrit, ndërsa bëjnë plan që ta vënë në lojë Zhakun, duke e vendosur në rolin e deputetit. Të tre qeshin teksa sajojnë së si do të ndodhë situata. Më pas kujtojnë situata të ndodhura mes banorëve , duke qeshur teksa komentojnë sjelljen e secilit prej tyre. Vetëm pas pak minutash humori e thashethemesh mes njëri-tjetrit, të tre banorët vendosin të flenë, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë ende në gjumë.