Arbana Osmani, prezantuesja e njohur e ekranit të madh të Top Channel është shpallur si prezantuesja e veshur më bukur në këtë sezon televiziv, në një sondazh dyditor të realizuar nga revista "Anabel", në faqen e saj në Facebook. Pas saj është renditur bukuroshja Amarda Toska dhe njëra prej motrave Vjollca, të njohura të televizionit tonë, Marina. Partnerja e Alban Dudushit në "E Diell" Xhemi Shehu ka zënë vendin e katërt, e ndjekur nga prezantuesja tjetër e njohur, Alketa Vejsiu. Ja cilat janë rezultatet e sondazhit: Arbana Osmani 1,151 vota Amarda Toska 551 Vota Marina Vjollca 504 vota Xhemi Shehu 489 vota Alketa Vejsiu 305 vota Ulpiana Lama 261 vota Albana Osmani 210 vota Lira Burgija 167 vota Rudina Magjistari 134 vota Luana Vjollca 129 vota Eneda Tarifa 99 vota Disa prej fotove te Arbanës, në prezantimin e saj në netet e spektaklit të "Big Brother".