Banorët kanë vendosur të luajnë me njëri-tjetrin për tu argëtuar. Vajzat do të vishen si mace dhe do të shkojnë pas djemve për ti gjetur. Ndërkohë që ata duhet të fshihen nëpër dhomë. Plani i djemve është ti trembin vajzat në një moment, kur ato do dalin për ti kërkuar.
Vajzat e vishen me të zeza dhe lyen si mace. Ato bisedojnë me njëra-tjetrën se çfarë loje do ti bëjnë djemve, gjithashtu sinkronizojnë edhe lëvizjet.
Ndërkohë që djemtë nga ana tjetër janë duke u fshehur nëpër të gjitha skutat e dhomës së gjumit. Arsimi shkon të fshihet poshtë krevatit, ndërsa Shpendi hyn në dollap. Gjithashtu edhe Xhimi ka hyrë në një tjetër dollap.
Momenti final vjen dhe vajzat-mace hyjnë në dhomë. Atje i del Xhimi me rripin e pantallonave në dorë. Më pas ai i ndjek ato këmba-dorazi duke i trembur. Vajzat shpërndahen me vrap nëpër dhomë. Të trembura dhe duke bërtitur gjatë gjithë kohës ato mundohen ti shmangen Xhimit që vazhdon ti ndjekë.
Të gjithë banorët duket se po argëtohen në maksimum.