Olta vë në siklet Elonën për Ilirin; Elona: “Ju akoma nuk ia dini vlerat Ilirit”


Ndërkohë që banorët në dhomën e gjumit vazhdojnë të luajnë, duke krijuar situata komike në shtëpi e duke u argëtuar të gjithë së bashku për minuta të tëra. Elona, Olta dhe Etleva qëndrojnë në kuzhinë, ku Etleva dhe Olta komentojnë lojërat e tyre, ndërsa Elona merret me pastrimin e kuzhinës. 

Olta, teksa shikon Ilirin nga dhoma tjetër, fillon ta ngacmoje duke e pyetur Elonën nëse ajo e pëlqen Ilirin. Elona, e qetë, thotë: “Ju akoma nuk ia dini vlerat Ilirit”, megjithëse sqaron se nuk duhet ta marrin në kuptimin intim fjalën “pëlqej”, sepse nuk e shikon siç sheh një femër një mashkull, por në vija të përgjithshme si njeri. Olta fillon ta ngacmojë, duke i thënë se ata kanë ndërruar edhe bluzat me njëri-tjetrin dhe kjo i bën të kuptojnë shumë gjëra. Elona qesh dhe nuk pranon ta vazhdojë më këtë bisedë.

Pas pak aty hyn Iliri dhe Olta nis ta ngacmojë edhe atë lidhur me Elonën, por ky i fundit e kalon situatën me humor si zakonisht, duke thënë: “Në vend të unazave ndërruam bluzat”. 

Banorët në kuzhinë, më në krye Ilirin, janë duke krijuar situata humori e duke bërë shaka. Të qeshura pafund dëgjohen në kuzhinë edhe nga dhomat e gjumit, ku disa nga banorët janë duke biseduar