Arditi dhe Nevila pinë cigare në oborr dhe ndërkohë flasin për sjelljen e Julianës, pasi të dy janë mërzitur me kapriçot e saj, sepse që nga darka, ende nuk ka folur me ta. Arditi shprehet se ia ka bërë përshtypje pse Lori ka thënë se Juliana bëhet xheloze për të. Nevila shprehet se i vjen shumë inat kur nuk e kuptojnë njerëzit, aq më tepër për personat që ka afër. Ajo pranon se mund t’i ngelë hatri nëse nuk e kupton Enkelejdi, apo Esida, por nga Juliana nuk e pret kurrë që mos ta kuptojë. Nevila shprehet se Julianën e krahasuar me motrën e saj, duke i dhënë shumë konfidenca. Arditi nuk i pëlqen se përse Juliana po mban qëndrim ndaj tyre, duke thënë se nuk e kupton arsyen e sjelljes së saj. Juliana pi cigare vetëm në oborr, ndërkohë që Arditi merr nismën dhe shkon pranë saj, duke e pyetur se çfarë ka që është mërzitur. Ajo në fillim nuk i tregon, pasi i thotë se ai e njeh shumë mirë dhe duhet ta dijë pse është mërzitur. Më pas Juliana i tregon se ajo është mërzitur me të dhe me Nevilën. “Na thuaj çfarë ke, se ti dy herë në ditë ke diçka, kurse neve nuk na lejohet me pas ndonjë gjë me ty”, i thotë ai Julianës, duke i përmendur sërish se është mërzitur me sjelljen e saj. Ai i thotë Julianës se përse nuk shkoi të sqarohej me të, ndërsa ajo i thotë se është me nerva dhe nuk dëshiron të flasë. Më pas Arditi largohet nga ajo, duke i thënë: “Ok, natën e mirë. Kur të bien nervat, hajde fol me mua”.
