Esida, Katerina e Viola, të dënuara për të kryer provën; Biseda e shaka mes tyre

Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë në gjumë në momentin që Vëllai i Madh vendos t’i bjerë gongut për provën e koshave të plehrave. Mëngjesin e sotëm nuk është vetëm një, por tre banorë që zgjohen dhe ngrihen nga krevati për të kryer provën, në kuadër të dënimit që kanë marrë nga Vëllai i Madh gjatë ditës së djeshme si mungesë e impenjimit gjatë lojës “Vigan-Shkurtabiqi”. Në fillim ngrihet Katerina, pastaj Viola dhe pak më vonë, Esida. Vajzat dalin jashtë duke përshëndetur e folur me njëra-tjetrën, ndërsa ndajnë ambientet e shtëpisë për të ndërruar qeset me mbeturina. Të tria vajzat përfundojnë shumë shpejt me sistemimin dhe ndarjen e mbeturinave, teksa ndihmojnë njëra-tjetrën e bëjnë shaka duke qeshur e duke komentuar veprimet e njëra-tjetrës. Ato komentojnë zgjimin dhe faktin që janë ngritur të tria për provën, ndërsa Katerina ankohet për gjumin e parehatshëm gjatë këtyre ditëve e sidomos gjatë natës së mbrëmshme. “Më kanë bërë magji më duket, që s’më zë gjumi”, shprehet Katerina, ndërsa vajzat qeshin. Pak më vonë ajo shtrihet të flejë, ndërsa Viola e Esida vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar. Viola bën kafè për të dyja dhe më pas ato dalin në oborr për ta shijuar me njëra-tjetrën teksa fillojnë të shkëmbejnë biseda të përgjithshme. Ato flasin për javët që kanë kaluar gjatë qëndrimit në Big Brother si edhe për javët që i kanë mbetur deri në fund të edicionit, ndërse thonë se koha brenda shtëpisë kalon shumë shpejt. Më pas ato flasin për dënimin që kanë marrë nga Vëllai i Madh, duke numëruar ditët si edhe punët që kanë për të bërë si shkak i dënimit. Vetëm pas pak minutash bie sërish sinjali, për t’i njoftuar banorët se afati kohor për kryerjen e provës, ka përfunduar.

Thashetheme dhe plan për të vënë në lojë banorët, mes Valerit, Esidës e Meridianit

Esida, Meridiani dhe Valeri vazhdojnë të bëjnë ende thashetheme me njëri-tjetrin. Ata komentojnë marrëdhënien e afërt mes Jonës dhe Arditit, duke shprehur dyshimet e tyre se të dy banorët janë çift me njëri-tjetrin, ndërsa sjellin situata të ndryshme për të ilustruar këto dyshime. Më pas flasin për Fatjonin, për të cilin Esida mendon se ndihet shumë xheloz këto ditë. Ndërsa Meridiani e Valeri mendojnë se e kuptojnë arsyen se pse ndihet xheloz, duke përmendur se një ndër arsyet është edhe frika e eliminimit. “Të mos e komentojmë, më mire të rrimë rehat”, shprehet Meridiani, ndërsa Esida ia kthen: “Po thashethemet kush do t’i bëjë?” Të tre banorët vendosin që të bëjnë një plan për ditën e nesërme, ku Valeri vendos të organizojë një spektakël, duke i mbledhur të gjithë banorët. Ndërsa Esida kërkon që të organizojnë një lojë për banorët, duke i trazuar ujërat mes tyre. Valeri thotë se në spektaklin që kërkon të organizojë, të përfshijë pesë banorët e rinj dhe tre nga të vjetrit, ndërsa bëjnë plan që ta vënë në lojë Zhakun, duke e vendosur në rolin e deputetit. Të tre qeshin teksa sajojnë së si do të ndodhë situata. Më pas kujtojnë situata të ndodhura mes banorëve , duke qeshur teksa komentojnë sjelljen e secilit prej tyre. Vetëm pas pak minutash humori e thashethemesh mes njëri-tjetrit, të tre banorët vendosin të flenë, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë ende në gjumë.

Arditi, Julianës: “Do të të puth në momentin e duhur, që të të shijoj vërtet”

Diskutimi mes Julianës dhe Arditit mbyllet kur Arditi vendos të largohet për të fjetur gjumë, ndërsa tenton të puthë Julianën. “Kaq fiksim e ke të puthësh buzët e mia?’, i thotë Juliana. Ai i përgjigjet teksa i thotë se buzët do t’ia puthë në momentin e duhur, kur vërtet t’i shijojë dhe se nuk do t’i japë një puthje sa për të kaluar radhën. Juliana hesht, pa guxuar as ta refuzojë dhe as ta shtyjë më tej për të folur, ndërkohë që Arditi largohet, duke i uruar natën e mirë të dyja vajzave. Ato vazhdojnë diskutimin dhe për disa minuta, ku Nevila e ngacmon dhe i thotë se ia kishte bërë të qartë edhe më parë që Arditi e kishte qejf, por duhet t’ia thoshte vetë ai që Juliana të bindej. Më pas ato flasin për dyshimet dhe xhelozinë që po krijonte Juliana për Nevilën dhe Arditin, ndërsa Neivila i tregon se ajo s’duhet të krijojë asnjë dyshim për ta, pasi nuk ka arsye. Juliana është kurioze të dijë se kush është çifti tjetër brenda shtëpisë dhe të dyja komentojnë sjelljet dhe afrimitetin e disa banorëve, ndër të cilët edhe të Enkelejdit dhe Violës, për të cilët dyshon Juliana. Ndërsa Nevila ka dyshime rreth Meridianit dhe Violës, pasi ka vënë re që Meridiani në fillim i druhej sjelljeve dhe fjalëve të saj për të. Pas pak minutash, vajzat vendosin të flenë.

Juliana dhe Arditi komentojnë xhelozinë ndaj njëri-tjetrit

Bisedat dhe flirtet mes Julianës dhe Arditit vazhdojnë për minuta të tëra, ndërkohë që Nevila është afër tyre, duke i dëgjuar gjatë gjithë kohës dhe duke i shtyrë të flasin më hapur herë pas here pasi edhe ajo po konfuzon. Arditi i kërkon Julianës që të mendohet mirë në momentin që duhet të marrë vendime, pasi duhet t’i marrë në kohën e duhur. Ai shprehet duke i thënë se gjithçka varet nga momenti kur je vendos të marrësh këto vendime, pasi mund të jetë tepër vonë dhe të kesh humbur gjithçka. Ndërsa Juliana i kërkon që ai të flasë drejtpërdrejt, pasi po e bezdis me këtë mënyrë të foluri. Më pas Juliana e pyet për arsyen që e ka shtyrë Jonën ta godasë me shpullë Arditin natën e spektaklit dhe ai e sqaron se sipas Jonës, e goditi sepse mendon se do të eliminohej dhe ai të mos kishte më arsye të mërzitej për daljen e saj jashtë. Juliana nuk e pranon këtë sqarim dhe thotë se gjithçka i duket si justifikim nga ana e tij dhe e Jonës, por vazhdon të flasë duke ndërruar temë. Ajo tregon se është natyrë xheloze, por për Arditin dhe Nevilën nuk është ndier e tillë. Ndërsa ata të dy i tregojnë një moment kur ajo e ka shprehur vetë që xhelozon edhe për ta. “Kam xhelozuar se e kam ndier veten jashtë”, shprehet Juliana. Më pas ajo tregon se xhelozon kur ai rri afër vajzave të tjera në shtëpi. “Po ti më ke vënë kufijtë mua se sa afër teje duhet të rri?”, ia kthen Arditi. Ajo tregon se nuk mund t’i vendosë kufij, por është ai që i largohet herë pas here. Ndërsa Arditi i thotë se ajo nuk duhet të xhelozojë për Jonën, pasi asaj i rri afër se ajo i ka dalë në krah në shumë situata dhe për shkak të emrit të njëjtë me ish-të dashurin e saj, por është një tjetër banore për të cilën ajo mund të xhelozojë. Më pas ai i kujton afrimitetin e saj me Visarin, ndërsa i thotë se ajo kujton se e afron me atë veprim, por në fakt e largon. “Unë jam puthur me Enkelejdin e Fatjonin e ti s’më ke thënë asgjë”, ia kthen Juliana. Ndërsa Arditi mendon se ajo enkas krijon një afrimitet më të madh me Visarin, për ta bërë atë të ndihet xheloz.

Flirtime mes Julianës e Arditit, në prani të Nevilës

Juliana në krevat me Nevilën, flasin për Arditin. Nevila e pyet për të, ndërsa Juliana thotë se nuk është e sigurt akoma, për të bërë lëvizjen e parë. Nevila i thotë se kur e bën Arditi lëvizjen e parë, ajo nuk do, kurse Juliana ia kthen: “Ai më tremb mua, por më pëlqejnë këto lojërat kështu”. Arditi vjen në dhomë, për t’i sjellë Julianës ujë dhe fillojnë sërish të ngacmohen me njëri-tjetrin. Juliana e gjuan me shpullë dhe më pas e puth në faqe, ndërsa Arditi i thotë: “Ma nxore bojën e zezë, nuk bën gjë pa dashje ti”. Juliana fton Arditin të shtrihet pranë tyre dhe më pas fillojnë të flasin. Juliana e pyet nëse ai e pëlqen Jonën, Arditi përgjigjet: “Ka vajza që pëlqej më shumë”, ndërsa Nevila i ngacmon, se ata të dy janë personat që njihen jashtë. Arditi i kërkon Julianës të ketë besim tek ai, pasi po bën çdo gjë që ta ndihmojë të mos dalë nga shtëpia, por Juliana i thotë se ajo ka dyshimet e saj. Ai i shpjegon Julianës se ndonjëherë lodhet me nervat e saj, duke i thënë se ajo në vend që ta afrojë, po e largon me veprimet që bën. Arditi i thotë Julianës se nuk e këshillon për keq, por se i do të mirën. Në një moment shfaq xhelozinë, duke i përmendur Julianës se shumë herë e ka parë duke biseduar me Visarin. Ai e këshillon ta kuptojë tipin e tij, nëse do ta ketë pranë. Arditi i rrëfen Julianës se ai nuk është hapur me të, pasi ajo nuk është sjellë siç duhet. Arditi dhe Juliana vazhdojnë ngacmimet, ndërsa Nevila qesh teksa i shikon. Ai i bën komplimente Julianës, duke i thënë se duket shumë e bukur kur qesh. Arditi fillon të flirtojë hapur me të, e ngacmon për të kuptuar nëse edhe Juliana e pëlqen. Arditi i thotë se mbas shumë kohësh nuk i dihet se çfarë ndodh, mbase ata lidhen bashkë, por Juliana thotë se i mban për vete gjërat dhe nuk i tregon. Arditi i thotë se kudo të shkojë ajo nuk ka për të gjetur si tipi i tij. Ai i thotë se kur dëshiron diçka, mundohesh ta afrosh dhe jo ta largosh, ndërsa Juliana thotë se ka pikëpyetje në kokën e saj. Arditi i kërkon Julianës të fokusohet në lojën e saj, duke i kërkuar të qartësojë idetë se çfarë dëshiron të bëjë dhe pikëpyetjet mund t’i bëjë përgjigje. Nevila ndërhyn në bisedë, duke ndihmuar Arditin dhe u kërkon të flasin hapur dhe të mos i bien nga Kina. Ndërkohë, Arditi vazhdon bisedën dhe i kërkon që ajo të qartësojë ndjenjat e saj dhe të mendojë më tepër rreth asaj që duhet të bëjë vërtet.

Arditi dhe Juliana "lufta-flirti vazhdon"

Arditi lë Julianën vetëm në oborr. Për pak sekonda Juliana shkon pas tij në tualet, duke i thënë se e di që ajo është në gabim. Ikën dhe sërish kthehet, i thotë duke qeshur: “Pse nuk i mbaj dot nervat me ty”. Arditi lan dhëmbët dhe nënqesh tërë kohës me veprimet e Julianës, ndërsa ajo i merr furçën dhe i lan dhëmbët. Arditi thërret Nevilën për ndihmë, që ta shpëtojë nga "sulmet" e Julianës. Në një moment Juliana i hipën Arditit në kurriz dhe nuk e lë të lajë dhëmbët, ndërsa ai qesh tërë kohës. Ai e pyet sërish pse është mërzitur dhe më në fund Juliana i tregon se është mërzitur se ai nuk e zgjoi nga gjumi, që të merrte pjesë në lojërat e banorëve. Arditi qesh me të madhe, duke e quajtur “fëmij”, sepse nuk i duket normale që Julianës t’i ngelet hatri për diçka kaq të vogël. Juliana thotë se do të jetë aktive këtë javë, ndërsa Arditi fillon ta ngacmojë, i afrohet për ta puthur, duke i thënë: “A do të bëj unë aktive". Kurse Juliana bën sikur e largon dhe i thotë se nuk është kjo aktiviteti që ajo kërkon. Ata të dy qeshin, ndërsa Juliana futet në tualet, pasi nuk do të flasë me Nevilën. Ajo thotë se është me nerva edhe me Nevilën, që nuk e zgjuan nga gjumi. Pasi shkon në dhomë, Arditi shkon të puth Nevilën dhe i thotë natën e mirë, ndërkohë që Juliana nuk futet në dhomë, sepse do të bisedojë me Arditin. Ai e merr me zor Julianën dhe e hedh sipër Nevilës dhe shkon të flejë në krevatin e tij. Juliana pyet Nevilën sesi e shikon ajo marrëdhënien e saj me Arditin, ndërsa ajo i përgjigjet se i pëlqejnë t'i shikojë të dy bashkë. Juliana thotë se ka fiksim diçka jashtë, nuk të le të veprosh, por përmend edhe Jonën, si pengesë në marrëdhënien e saj me Arditin. Nevila e tall, duke i thënë se këto janë justifikime. Ajo vendos të flasë me Arditin dhe të dyja shkojnë tek dhoma e gjumit lart, ndërkohë që Arditi është duke biseduar me Katerinën. Juliana mërzitet dhe ikën tek krevati i saj, ndërsa Nevila merr Arditin. Juliana dhe Arditi luajnë me duar, ndërkohë që ajo e pyet se çdo natë bisedon me Katerinën dhe i thotë se doli fjala e saj, se ai është don zhuan. Arditi dhe Juliana fillojnë të luajnë, duke ndjekur njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ndërkohë që Nevila dhe Katerina shikojnë skenën dhe pinë cigare në oborr. Juliana e gjuan gjatë gjithë kohës Arditin me shpulla, ndërkohë që Katerina dhe Nevila qeshin me të madhe. Ai i kërkon Julianës të mos e gjuaj më, ndërsa ajo i thotë e di që Arditi nuk vë dorë mbi një femër dhe e puth. Katerina largohet, ndërsa Nevila, Arditi dhe Juliana qëndrojnë në oborr. Juliana ikën nga Arditi, ndërsa ai i thotë se kur i afrohet Visarit, ajo nuk largohet, kurse Nevila u thotë: “Na çmendët me këto xhelozia”. Nevila e ngacmon, duke i thënë se asaj ia ka qejfi me Arditin, kurse Juliana përgjigjet: “Qejfi ma ka, po s’ma mba”. Më pas Arditi, Juliana dhe Nevila rrinë shtrirë në krevat.

Arditi dhe Nevila, të mërzitur nga sjellja e Julianës

Arditi dhe Nevila pinë cigare në oborr dhe ndërkohë flasin për sjelljen e Julianës, pasi të dy janë mërzitur me kapriçot e saj, sepse që nga darka, ende nuk ka folur me ta. Arditi shprehet se ia ka bërë përshtypje pse Lori ka thënë se Juliana bëhet xheloze për të. Nevila shprehet se i vjen shumë inat kur nuk e kuptojnë njerëzit, aq më tepër për personat që ka afër. Ajo pranon se mund t’i ngelë hatri nëse nuk e kupton Enkelejdi, apo Esida, por nga Juliana nuk e pret kurrë që mos ta kuptojë. Nevila shprehet se Julianën e krahasuar me motrën e saj, duke i dhënë shumë konfidenca. Arditi nuk i pëlqen se përse Juliana po mban qëndrim ndaj tyre, duke thënë se nuk e kupton arsyen e sjelljes së saj. Juliana pi cigare vetëm në oborr, ndërkohë që Arditi merr nismën dhe shkon pranë saj, duke e pyetur se çfarë ka që është mërzitur. Ajo në fillim nuk i tregon, pasi i thotë se ai e njeh shumë mirë dhe duhet ta dijë pse është mërzitur. Më pas Juliana i tregon se ajo është mërzitur me të dhe me Nevilën. “Na thuaj çfarë ke, se ti dy herë në ditë ke diçka, kurse neve nuk na lejohet me pas ndonjë gjë me ty”, i thotë ai Julianës, duke i përmendur sërish se është mërzitur me sjelljen e saj. Ai i thotë Julianës se përse nuk shkoi të sqarohej me të, ndërsa ajo i thotë se është me nerva dhe nuk dëshiron të flasë. Më pas Arditi largohet nga ajo, duke i thënë: “Ok, natën e mirë. Kur të bien nervat, hajde fol me mua”.

Matilda e këshillon, Fatjoni: “Pak persona pëlqej në shtëpi”

Matilda dhe Fatjoni bisedojnë shtrirë në krevat, teksa puthen dhe përqafohen. Ata bisedojë për banorët e rinj, pasi të dy kanë pështypje të mira. Fatjoni thotë se edhe me Zhakun, që në fillim iu duk mendjemadh, tani bisedon me të. Matilda këshillon burrin e saj, pasi i thotë se qesh shumë dhe flet edhe kur nuk duhet, ndërsa Fatjoni thotë se nuk ka ardhur në shtëpi për të ndejtur urtë. Ajo i thotë të flasë po mos dalë nga vetja, pasi nuk do që ai të bjerë në kontradiktë, kurse Fatjoni shprehet se nuk ka mbaruar, pasi ka akoma shumë gjëra për t’u thënë banorëve, sepse ende nuk ka filluar mirë loja. Duke folur për zënkën mes Rigelsit dhe Enkelejdit, Matilda e këshillon burrin e saj të kishte thënë që ishte lojë dhe jo që nuk qeshe, pasi ai mbase qeshi dhe nuk po e kuptonte. Fatjoni thotë se ai buzëqeshi, pasi nuk po e kuptonte që ata po ziheshin vërtet. Ajo i thotë Fatjonin se ai doli keq, pasi ishte më mirë të thoshte se nuk e kuptoi që ishte serioze, duke i thënë të mos bëjë lojëra fjalësh. Matilda e sqaron, se nuk po e hedh fajin tek Fatjoni, por thjesht i kërkon që ai ta mbrojë më mirë veten e tij. Teksa flasin për lojën, Matilda thotë se banorët në debat të sulen të gjithë dhe nuk di se kujt t’i përgjigjesh, ndërsa Fatjoni shprehet se nuk e ka problem, i përballon shumë mirë të gjithë. Matilda e këshillon që disa fjalë mos t’i përdorë gjatë debatit, si për shembull “ç’të duhet ty”. Nga ana e tij Fatjoni shprehet se në shtëpi i pëlqejnë shumë pak persona, aq sa nuk plotësohet dora, duke thënë se do t’ua thotë të gjithëve në fund pse nuk i pëlqen. Matilda e pyet nëse ka vajza tek banorët e tij të preferuar, ndërsa Fatjoni përgjigjet se nuk thotë asgjë tani. Ndërkohë që flasin për Visarin dhe Julianën, Matilda thotë se Juliana do të kapet me muhabete dhe shikon kush i jep rastin të flasë. Fatjoni ndërpret bisedën dhe i thotë Matildës se nuk ka dëshirë të flasë për disa persona.

Banorët kundër Valerit për humbjen e provës, ai kërkon falje

Banorët tashmë janë zgjuar të gjithë. Ata për një kohë të gjatë kërcejnë dhe argëtohen me muzikën në sfond, por herë pas here bëjnë edhe biseda të shkurtra. Ajo që i shqetëson më shumë banorët është prova e plehrave, të cilën ata sot e humbën për të dytën herë rresht. Banorët frikësohen se mos marrin ndonjë ndëshkim për këtë shkak. Banorët flasin për provën e humbur duke fajësuar Valerin i cili vazhdon të kërcejë gjithë qejf. Ata mendojnë se Valeri e humbi qëllimisht provën. Të gjithë e komentojnë nën zë këtë gjë, por Enkelejdi u thotë që të mos e diskutojnë më. Pak më vonë Mikela merr guximin dhe i thotë drejtpërdrejt Valerit se ka bërë shumë gabim që nuk është çuar për të realizuar provën e plehrave. Edhe pse nuk ishte i vetmi që kishte radhën për të realizuar provën, Valeri akuzohet më shumë se të tjerët. “Bëhuni një çikë më të përgjegjshëm, se kjo gjë është shumë serioze” i thotë Mikela Valerit. Ai i jep të drejtë asaj dhe i thotë se ata duke ndenjur zgjuar deri vonë në mëngjes, nuk arritën të ngriheshin nga gjumi herët. Pak më vonë Valeri hyn në kuzhinë dhe aty i thotë Mikelës “më vjen shumë keq që e humbëm provën sot, kërkoj ndjesë për këtë” thotë Valeri, ndërkohë që fillon të lajë enët.

Banorët zgjohen, Valeri i lirë për të shijuar oborrin

Enkelejdi është banori i parë që zgjohet. Ai teksa ndërron bateritë e mikrofonëve të të gjithë banorëve, u thotë atyre se ra gongu i plehrave, por radha ishte e Valerit dhe ai e humbi provën. Më pas Enkelejdi del në oborr, ndërsa banorët vazhdojnë të flenë. Ora kalon dhe në dhomat e gjumit ndizen dritat. Në sfond vendoset muzikë si zakonisht dhe më në fund të gjithë fillojnë të zgjohen. Pasi përfundojnë punët e tyre personale, banorët dalin në oborr për të shijuar një ditë plot diell. Ndër ta është edhe Valeri i cili pas një jave dënimi, tashmë mund të shijojë i lirë oborrin. Javën e kaluar Valeri ka qenë i dënuar dhe nuk ka dalë për asnjë moment në oborr. Tashmë ai del dhe kërcen në zonën pranë pishinës. Bashkë me të kërcejnë edhe banorë të tjerë si Violeta dhe Enkelejdi, ndërsa Donaldi që ndodhet po aty bën ushtrime gjimnastikore se çdo ditë. Në kët6ë mënyrë nis një tjetër ditë në shtëpinë e Big Brother Albania 7.